Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili mohoi t’i ketë kërkuar Kreut të Shtetit të anulonte zgjedhjet vendore të 2019.
Në një intervistë për ABC News, Meta thotë se këto pretendime nuk janë të vërteta. Madje, Kreu i Shtetit shprehet se Basha e ka vizituar në zyrë dhe e ka zgjedhur vetë datën 13 tetor për zgjedhjet e ardhshme.
“Jo nuk m’i kërkuar gjermanët. Nuk jam mësuar që të fshihem pas gjermanëve e italianëve. Është e qartë se personalitetet kryesore në Bundestag që kishin merakun e Shqipërisë, ata bënë përpjekjet e tyre që të ketë dialog.Këtu mbaj mend ato manifestimet e jashtëzakonshme, dhunën e jashtëzakonshëm.
Sekretarin e PD-së që u rraf përpara mediave. I harrojmë të gjitha këto. Vendimi ishte i imi për ato arsye që janë bërë publike në dekretin tim. Unë e kam shpjeguar se në çfarë rrethanash që kam treguar, nuk e di nëse ka shqiptar që dëgjon këtë përpara Ilir Metës. Mua më është dhënë ky mesazh. Bëj çfarë të mundesh që të shmangësh dhunën dhe të bëjmë zgjedhje gjithëpërfshirëse. Kam pasur shqetësim për mitingun e datës 8. Ky zotëria në datën 2 qershor, nga shkallët e selisë së Partisë Demokratike, ky tha tani po lajmëroj kupolën socialiste.
Ky zoteri ka vizituar zyren time dhe daten e ka caktuar ky (13 tetorin). Ka filmime dhe eshte e miredokumentuar dhe une mund tja u ve ne dispozicion.Qëndrimi i tyre ka qenë i qartë. Nuk duam dhunë. Nuk e kam thënë kurrë që prapa këtyre veprimeve qëndronin ata. Ata kanë qenë kundër dhe bojkotit. Këto gjëra mi kanë thënë dhe mua. Unë kam një pyetje. Data 13 tetor e ka caktuar zotëria në zyrën time. Sepse Rama i refuzoi tryezat. Unë u detyrova të shpallja datë tjetër” – tha Meta.
Presidenti Meta ka zbuluar dhe një takim me kryeministrin Rama në atë kohë dhe se çfarë e paralajmëronte kryeministri.
“Unë ato i anulova për Kushtetutën. E dyta, në idenë time, gjë që e kisha biseduar dhe me Ramën, biseduam që duhet të mendojmë të gjejmë një datë të përbashkët për çështjen e negociatave, dhe ai më tha që ai nuk do hyjë kurrë në zgjedhje. Gjermanët thanë që janë gati për dialog. Ditën e premte mora një informacion të klasifikuar që e kam depozituar në Komisionin hetimor që bënte të qartë se ditën e shtunë, do kishte pasoja shumë të rënda. Unë mund ta kisha bërë dhe ditë tjetër.
Si President i vendit, do merrja një përgjegjësi. Lulzim Basha, ka caktuar datën 13 tetor për zgjedhjet vendore duke u marrë dhe dakordësia e ndërkombëtarëve. Por, nga opozita e atëhershme vetëm Lulzim Basha nuk u regjistrua si forcë politike në KQZ. Cili ishte qëllimi? Kjo gjë favorizoi vetëm Edi Ramën, i cili morri gjithë bashkitë dhe këshilltarët në të gjitha njësit vendore. Kjo është tashmë fakt.