Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas lajmit që po qarkullon se ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali nuk zbret nga makina pa ia hapur derën truproja.
Madje këtë e ka konfirmuar edhe fotografi i Kuvendit Agim Rama, i cili thotë se ministrja e re nuk zbret kurrë nëse nuk i hapin derën, teksa shton se ndoshta ministrja mendon se kjo mënyrë të vepruari i rrit prezencën.
Mirëpo nisur nga kjo deklaratë, Spahiu ka bërë një paralelizëm me mënyrën se sesi udhëton një ministre gjermane dhe ministrja shqiptare.
“Kur “p#rdha” është më e madhe se intelekti ….”, shkruan Spahiu. /descritp.al/