Moti për ditën e martë, 7 dhjetor 2021, do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje të pakta shiu . Në zonat malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat:
Zona malore 2/5°C
Zona e ulët 4/12°C
Zona bregdetare 8/13°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari