Një 35-vjeçar nga Shkodra dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
I riu është gjetur i pajetë sot nga familjarët e tij në banesë.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen rrethanave të ngjarjes.
Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë dyshohet i vetëvarur shtetasi Gj. L. 35 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen rrethanave të ngjarjes.