Vllaznia dhe Partizani do luajnë sot në 16:45 në “Loro Boriçi”. Sfida vlen për javën e 12-të të Superligës, teksa përballë vendosen dy skuadra që janë përplasur mes tyre 162 herë.
Trajneri Thomas Brdaric nuk ka të gatshëm vetëm sulmuesin Aralica, që zëvendësohet nga Djurdjevic.
Nga porta në sulm, shkodranët duken të frikshëm me këtë vendosje në fushë, teksa sulmi është ai që bie në sy.
Latifi, Da Silva dhe Hoxhaj janë në mbështetje të sulmuesit kryesor. Prapavija bind trajnerin, me Adilin dhe Diagne që formojnë qendrën.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic, Gurishta, Diagne, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, A. Hoxhaj, Da Silva, Latifi, Djurdjevic