Ndeshja më e rëndësishme e javës ishte ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit. Shkodranët kanë fituar me shifrat 1-0 falë golit të Latifit. Ekipi i Brdaric e dominoi Partizanin edhe në lojë, ndërsa pas gjuajtjes së fortë të Gurishtës, Latifi dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e fundit të pjesës së parë Vllaznia i shkoi fare pranë golit të dytë. Ishte sërish Gurishta që me një goditje të fortë hasi reagimin e Teqja, ndërsa më pas topi shkoi në shtyllë. Në të 65 Krymi doli me karton të kuq pasi i hoqi mundësinë e golit të barazimit Carës si lojtar i fundit.
Thomas Brdariç: “Ishte ndeshje shumë e vështirë kjo dhe kam komplimente për ekipin. Pjesa e parë ndaj Partizanit ka qenë një nga 45 minutat më të mira që kur kam ardhur unë këtu. Në pjesën e dytë kemi bërë disa gabime në pasime që e ftonin kundërshtarin për ta na ardhur te porta jonë.
Por në total kemi qenë vërtet mirë. Lojtarët që kanë ardhur te ne gjatë verës duhet të kuptojnë se futbolli nuk luhet në mënyrë individuale.
Kemi mësuar nga e kaluara dhe duhet të bëjmë një faull afër zonës, madje edhe duke marrë edhe një karton të kuq dhe duke sakrifikuar. Gurishta në sezonin e kaluar kishte mundësinë që ta bënte një faull të tillë dhe nuk e bëri. Tani duhet t’i japin një darkë njëri-tjetrit”.