Emrat e delegatët që kanë firmosur për mbledhjen e kuvendit kombëtar më 11 dhjetor, dhe kanë pranuar t’u lexohet emri publikisht kanë arritur në rreth katër mijë. Këtë të mërkurë i janë shtuar listës edhe emrat e delegatëve të Lezhës, Mirditës, Tepelenës, Memaliajt, Kukësit, Hasit dhe Tropojës.
Emrat janë lexuar nga përfaqësuesit e kryesisë së degëve para medieve, një proces transparence ky i cili ka si qëllim deklarimin publik të të gjithë atyre delegatëve që kërkojnë ndryshime statutore dhe nuk bien dakord me mënyrën se si e drejton Lulzim Basha partinë.
Por sipas përfaqësuesvetë degëve, procesi ka hasur dhe në probleme.
Në Tepelenë, kryetari i degës së PD atje po u bën presion delegatëve të firmosin për Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha më 18 dhjetor, ndërsa në Lezhë kundërshtohet drejtimi i degës lokale të PD nga deputeti Agron Gjermakaj.
Në zyrën e kryetarit të Këshillit Edi Paloka janë dorëzuar 4200 formularë me firmat që kërkojnë Kuvendin më datë 11 dhjetor.
Deklarimi publik me emër i delegatëve firmëtarë duket se hedh poshtë pretendimet e zyrtarëve të PD, që vazhdimisht kanë kërkuar transparencë për emrat dhe mënyrën e mbledhjes së firmave.