Të shtënat me armë kanë tronditur qytetin e Laçit mëngjesin e të premtes, 10 dhjetor. Nga krismat ka mbetur i vrarë një person. Në dalje të qytetit të Laçit, në vendin e quajtur Sanxhak, një shtetas rreth 55 vjeç, i identifikuar si Pilot Rroli, i cili po udhëtonte me mjetin e tij është ekzekutuar me armë zjarri.
Shërbimet e policise kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Mësohet se janë ngritur pika kontrolli dhe ne ndihme te policise vendore jane nisur edhe dy grupe te FNSH dhe nje grup me specialiste nga Departamenti i Policise Kirminale.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 08:45 në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.