Mëngjesin e ditës së sotme në të dalë të Laçit, është ekzekutuar me kallashnikov bisnesmeni Pilot Rroli. Paraprakisht raportohet se autorët e këtij atentati kanë qenë 2, të cilët kanë qenë duke lëvizur me këmbë në momentin e vrasjes.
Mësohet se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.
Mësohet se Rroli ishte biznesmen në fushën e materialeve të ndërtimit. Burimet bëjnë me dije se viktima ka ndërruar identitetin e tij, pasi më parë ka pasur emrin Rakip Roli, dhe ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur 10 vite më parë.
Rroli ka qenë i arrestuar për dhunimin e një të riu, dhe ka bërë disa vite burg për këtë. Rroli po ashtu ka disa mjete transporti ndërqytetas. Raportohet se konflikte të hapura ka pasur edhe djali i viktimës. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e autorit/autorëve.
Me 27 qershor 2011, Policia e Shtetit njoftoi se 2 persona janë ndaluar nga policia e Lezhës pasi akuzohen për plagosje të rëndë. Rakip Roli, 44 vjeç, me banim ne fshatin Sanxhak të rrethit Kurbin dhe Petrit Sana, 46 vjeç, me banim ne fshatin Gjorëm të Kurbinit kanë rrahur dhe goditur me mjete të forta 22-vjecarin me inicialet I.S. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Veç dy personave të arrestuar, policia ka shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të cilat kanë qenë bashkëpunëtor në dhunimin e të riut.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.