Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli duke publikuar një video të delegatëve të PD që kanë mbushur plot stadiumin “Air Albania” në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, i ka dërguar një mesazh kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Sipas Topallit, delegatët dhe demokratët e mbledhur në Kuvendin e 11 dhjetorit, “po e rithemelojne Partine tone, qe te mos lejojne me kurre nje Kryetar qe shet Partine per interesa pasurore e personale”.
Reagimi i plotë i Topallit:
Lulzim kjo eshte PD.
Ti as nuk e njeh, as nuk deshte me e njoh kurre, se ishe i huaj per te.
Keta sot ty te prene bileten.
Keta sot po e rithemelojne Partine tone, qe te mos lejojne me kurre nje Kryetar qe shet Partine per interesa pasurore e personale.
Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli reagoi në rrjetet sociale pak para nisjes së Kuvendit Kombëtar të PD të thirrur nga Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, Topalli publikoi foton e një ekrani ku shfaqej 3996 numri i delegatëve të pranishëm në Kuvendin e ish-kryeministrit Berisha.
“Pa fjalë! Leksion demokracie”, shkruajti Topalli.