Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Sali Berisha ka nisur procedurat për shkarkimit e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Kryetari i Komisionit që po drejton punimet e Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi tha se do të votohet në fshehtësi propozimi i 7 deputetëve të PD dhe 15% të delegatëve për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetari i PD-së.
Më herët është zgjedhur edhe Komisioni i Rithemelimit i përbërë nga 27 anëtarë.
Nëse kalon ky vendim i Kuvendit Kombëtar, me 18 dhjetor 2021, antarësia do të votojë në referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD- së me parimin “një antar, një votë”.