Vllaznia dhe Skënderbeu luajnë nesër në 16:45 në “Loro Boriçi”. Sfida që vlen për javën e 13-të të Superligës është komentuar edhe nga trajneri i korçarëve, Migen Memelli. Numri një i stafit teknik ka vlerësuar shkodranët si pretendentë për titull, teksa skaudra e tij shkon për tri pikë.
“Çdo ndeshje ka planin e saj. Do përgatitemi për një plan vetëm të detajuar në Shkodër sepse Vllaznia është një skuadër pretendente, por gjithsesi jam i bindur se sikur në çdo ndeshje tjetër edhe atje do të bëjmë një paraqitje të jashtëzakonshme.
Faktori fushë në futboll tani nuk ndikon shumë, por ne do të bëjmë mirë, është një terren i mirë dhe do të shkojmë më mendimin që performanca të mos bjerë nga ndeshjet e fundit që do të thotë që do bëjmë maksimumin dhe për të marrë pikët e plota në Shkodër.
Ne guxojmë në çdo fushë të Shqipërisë për të marrë maksimumin, pavarësisht kush është kundërshtari, ne do guxojmë sepse kemi harmoninë e mirë në skuadër, kemi cilësi dhe nga këto gjëra ne kemi besim si staf”, tha Memelli./newsport/