Burime mediatike bëjnë të ditur se Kryesia e Partisë Demokratike, e cila u mblodh sot pas Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha ka propozuar edhe shkarkimin e Edi Palokës, që mban postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
Po ashtu mësohet se është propozuar shkarkimi i anëtarëve, të cilët morën pjesë sot në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha
Më herët, kryesia shkarkoi 11 kryetarë të degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Kryetarët e këtyre degëve, nuk u paraqitën mbrëmë në mbledhje dhe kanë refuzuar urdherat per kuvendin. Kyresia propozoi që nesër të mblidhet Këshilli Kombetar.