Nga Agron GJEKMARKAJ
PO. Kjo është e vërtetë, e djeshmja qe një dite historike 31 vjet më pas, themelimit të forcës se parë pro- amerikane dhe euro- atlantike- partisë demokratike! Dje lindi “partia” berishiste- “partia” anti- amerikane dhe anti – euro – atlantike!
Ndodhi ajo që pata parashikuar, erdhi data 12, njerëzit ikën! Basha nuk u rrëzua. PD nuk u pushtua. As Ramën nuk e rrëzuan për fat të keq.
Tashme Shqipëria ka jo vetëm një lider politik të shpallur NON- grata nga SHBA; jo vetëm një familje politike NON -grata, por edhe një organizatë politike anti- amerikane që siç ka thënë përfaqësuesi i departamentit të shtetit do të jetë së shpejti non- grata.
Fakti, që 24 orë pas para- lajmërimeve të forta të përfaqësuesit të departamentit të shtetit, Sali Berisha e bëri këtë, e tregon qarte qëllimin e tij: strukturimin e një force politike anti amerikane.
Dhe në fakt i ka bërë një shërbim të madh Partisë Demokratike pro- amerikane të 11 dhjetorit 91, organizata berishiste anti amerikane e 11 dhjetorit 2021. Ngaqë e di që nuk kishte me vend në PD e idealeve të dhjetorit, në partinë studentëve, ai i ndërroi simbolet dhe vulën, dhe shpejt shumë shpejt, është një formalitet ligjor edhe emrin do ta ketë tjetër.
Kjo i jep fund një hipokrizie në jetën politike 30-vjeçare në ketë vend: po në Shqipëri tashme ka lider, familje dhe organizate politike anti- amerikan. Çka është legjitime për te gjitha ata qe ndajne keto ndjenja, qellime dhe interesa anti – amerikane. Perfaqesimi politik anti- amerikan nga sot eshte jo vetem tendence, vullnet por edhe nje organizate politike.
Në kete kontekst thashë mbrëmë që sado të mundohesh nuk jua ndryshon rrjedhen kur duan të bëhen të tille, nuk janë si femijet që mesojnë.
Kjo e ploteson harten e liderve dhe formacioneve poliitike anti – amerikane ne Ballkan dhe ky eshte nje realitet me te cilin, bashke me aleatet tane amerikane duhet te merremi, ne si Parti Demokratike dhe ne si shoqeri gjithashtu.
C’eshte e verteta ky eshte produkt i perpjekjeve dhe motivimit personal te Sali Berishes, qe pas 31 vjetesh doli hapur ne misionin i tij me kaq ngulm, sigurisht i nxitur nga frika dhe i mbeshtetur fort nga trekendeshi i Bermudes.
Jam sigurisht mirekuptues dhe aspak i lenduar nga disa qindra demokrate qe duke bashke me Sali Berishes, arsyet e tyre reale te pakenaqesise ndaj Lulzim Bashes dhe PD, i jane bashkuar dje themelimit te asaj organizate. Ata jane demokrate, pro- perendimore dhe pro- amerikane dhe jane aleatet e mi, aletatet e PD ne nje mision te madh: Mbreme e kisha dhe sot e kam atë shqetesim , per mua edhe 100 demokratë janë shume dhe duhet ndjekur çdo rrugë për ti ripatur dhe ska rëndesi kush ndihet me i forte ku padyshim janë forcat properendimore.
Nuk mundem te mos shfaq shqetesim e merzi, dilema kur duhet te votoj për të marë vendime per koleget e mi. Por kur nuk ke shteg tjeter aty do kalosh. Nuk do të rresht asnje çast për të theksuar nevojen jetike per dialog, ndaj duhet angazhim intensiv nga lidershipi dhe nga Lulzim Basha të cilin e kam mbeshtetur edhe ne menyrë kritike por pa ekuivok në këtë beteje mes Lindjes dhe Perendimit.
Demokratet duan rrezimin e Edi Rames dhe jane kunder cdo organizate anti- amerikane te Sali Berishes dhe katandisjen e saj atje ku e meriton vendin ne histori, sepse cdo anti- amerikan, aq me teper anti- amerikanizmi i strukturuar i Sali Berishes jane thjesht dhe paster ANTI- SHQIPTARIZEM!
Me datë 18 ne Kuvendin e saj Kombetar, Partia Demokratike rikonfirmon edhe nje here vullnetin e saj properendimor të vetin dhe të shumices së shqiptareve.