Arrestohet në Itali ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Lajmi bëhet i ditur nga burime mediatike të shtetit fqinj.
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, për të cilin është firmosur një urdhër arresti më 22 shtator, u largua nga Shqipëria më 9 shtator, ditën kur Apeli i dha formë të prerë vendimit të dënimit të tij me 2 vite burg.
Të dhënat e sistemit TIMS treguan se ai ishte larguar Rinasi në drejtim të Italisë, por deri më sot nuk dihej destinacioni i tij.
Llalla përmes avokatit të tij, kërkoi pezullimin e ekzekutimit të vendimit për shkak të kushteve shendetësore. Kerkesa u rrëzua në dy instancat e GJKKO- së.