Shkruan në Facebook shkrimtari i mirënjohur Stefan Çapaliku: Nëse me anën e kësaj deklarate, se: “Ne jemi dy popuj vëllezër që kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori…” (Citim nga fjala e Rektores së Universitetit të Shkodrës) shprehet qëndrimi zyrtar dhe si rrjedhojë dakortësia e profesoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për sa më sipër, atëhere deklaroj, në emrin tim personal, se nuk do marr pjesë kurrë në asnjë veprimtari të këtij universiteti.
Me këtë rast, i kërkoj kolegëve të mi, profesoratit të këtij universiteti, se nëse është kështu, siç deklaron “Rector Magnifico” e zgjedhur prej tyre, të pranojnë publikisht, se luftërat pesë shekullore midis shqiptarëve dhe turqve paskan pas qenë shpikje donkishoteske e mendjes së popullit të krishterë dhe musliman shqiptar.
Me anën e kësaj deklarate personale i bëj thirrje kolegëve të mi të distancohen publikisht nga “megjlise” të tilla të pakrye dhe të dalin në mbrotje të së vertetës…
Prof. Dr. Stefan Çapaliku
Antar i asocuar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë