Vllaznia luajti të dielën sfidën e 13-të të kampionatit me Skënderbeun, të cilën e fitoi 2-0. Abdurrahman Fangaj luajti vetëm 7 minuta dje për shkodranët, me trajnerin Brdariç që nuk e pa të arsyeshme ta aktivizojë më herët.Mungesa e Gurishtës bëri që të mendohej se zëvëndësuesi ndaj korçarëve do ishte pikërisht ai, por u vendos që të luaj Kruja.
Babai i 24 vjeçarit Ismet Fangaj ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa shpreh pakënaqësitë e tij. Ai shkruan se nuk e kupton se çfarë nuk shkon dhe kërkon të dijë të vërtetën.
Abdurraman Fangaj ka luajtur 20 minuta në ndeshjen e fazës së parë me Skënderbeun, 5 minuta ndaj Dinamos, 4 minuta ndaj Kukësit, 81 ndaj Tiranës dhe ato pak minuta dje.
PUBLIKIMI NË RRJETE SOCIALE:
A lejohet qe te luajne me shum se tre shkodrane te vllaznia?
Fangaj pesoi nje demtim te rende qe e la gjashte muaj jashte fushes.
Fangaj me ftese te drejtuesve kthehet ne shkoder per te kontribuar per ekipin e zemres dhe jo per te zene vendin e askujt.
Fangaj ka 122 ndeshje ne superlige 9 ndeshje europa lige dhe 19 ndeshje ne kupa.
Gjithashtu debutoi 18 vjeç ne superlige,ishte prane kalimit ne kroaci por demtimi nuk e lejoj. Heren e pare u largu nga shkodra sepse nuk ju pelqej emri Abdurrahman,po tash ca nuk shkon mbiemri,stafi apo shkodranet jane kundra shkodranve?