Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku pas një sherri të çastit është qëlluar me armë zjarri një 29-vjeçar.“News 24” raporton se bëhe fjalë për shtetasin Jurgen Duka, (Mezini) i cili fillimisht ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë më pas në Spitalin e Traumës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, në një supermarket, dhe paraprakisht dyshohet se se të rinjtë kanë qenë të dehur. Ndërkaq, policia ka marr në pyetje një shok të të ndjerit dhe persona të tjerë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.
Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.
Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.
Përshëndetje,
Shtetasit që nuk zotërojnë shtëpi banimi të tyre, u nevojitet patjetër kontratë qeraje me poseduesin e pronës, i cili duhet të ketë një nga dy dokumentat: vertetim hipotekor bashkëngjitur hartën përkatëse ose okument i Agjensisë së Kadastrës (leje legalizimi bashkëngjitur hartën përkatëse).