Shqipëria do të vihet në “terezi” vetëm atëherë kur pensionistët e sotëm, të cilët rrinë urtë e nuk u ndihet zani i gojës, do të përcillen në atë botë me “ceremoni”! Ndërsa po shkrueja këto fjalë, m’u kujtue nji batutë prej dramës “Shtatë shaljanet”, e shkrueme prej aktorit të madh Ndrekë Luca, ndjesë pastë!
Kam qenë deshmitar okular i njenës prej asaj shfaqeje në Teatrin Popullor kur isha student! Kur Veziri i kalasë së Shkodrës, interpretue me mjeshtri prej profesorit tonë të nderuem, aktorit simpatik, zotni Prokop Mima, ndjesë pastë, i tërbuem prej revoltave të malcorve shqiptarë, doli në paraskenë e tha:
– A shtrohet ky popull?!, u ndigjue nji za andej kah fundi i sallës:
– Shtrohet, mor, shtrohet!
Fati i tij që ishte errësinë në sallë e fati ma i madh që nuk u gjend ndonji spijue pranë tij! Mirë atëherë se nuk na e mbante “shpina” me protestue por sot, çka i ndalon pensionistët me u revoltue?A jetohet ashtu?! Ata nuk kanë edhe kohë ma me durue sepse janë ba gati për me “shkue”!
Paska pasë të drejtë ai zani që ushtoi atë natë në atë sallë, nji za i guximshëm e i vetmuem në atë kohe dhe i rrallë!
– Shtrohet, mor , shtrohet! /Pensionisti shqiptar në emigracion, Ymer BALA/