Rikthehet dhuna në stadiumet shqiptare, ku në ndeshjen Laçi-Tirana, e vlefshme për takimin e fundit të javës së 13-të në Kategorinë Superiore dy tifozeritë kanë krijuar skena dhune.
Të dyja tifozeritë filluan duke goditur njëri-tjetrin me stola, ku nuk munguan dhe personat që donin të hiqnin barrierën e hekurit që ndan dy anët e tifozerisë.
Një akt i shëmtar ku përsëri rikthehen aktet e dhunës në ndeshjet e kampionatit dhe stadiumet shqiptare.
Vitet e fundit, skena si e sotmja nuk kanë qenë shumë të rralla në stadiumet tona. FSHF nuk ia ka dalë ti ndalojë ato, ndërsa siguria në stadiume lë shumë për të dëshiruar.