Kam refezuar të shprehem për situatën e tanishme në të cilën ndodhet Partia Demokratike e Shkodrës. Edhe pse ky pozicionim, apo zgjedhje, përsëri nuk është zgjidhje për humnerën ku e kanë hedhur Partinë Demokratike të Shkodrës, klanet sa injorante aq dashakeqëse 30 vjeçare të Shkodrës.
Kur kam filluar të shkruaj, diku në 2017, ka qenë koha kur kritikoja përfshirjen e sherrbudallave të këtyre klaneve në lista deputetësh. Sot kanë kaluar disa vite. Asokohe nuk isha i përfshirë në Partinë Demokratike, sot ndoshta pak më shumë.
Megjithatë, nuk mund t’ia humb vetes kënaqesinë e disa rreshtave dhe për t’i ngritur edhe njëherë çizmet nga lluca e tyre, që vetëm të bën pis. Të mirë tjetër nuk ka.
Si të mos ishte e mjaftueshme shkatërrimi në themel i në partie por edhe i Shkodrës, sherrbudallat, disa intrigantë të plakur e disa njerëz pa CV në perëndim karriere, kandidatë të denjë për barcaletat e Fatmir Bashlit, i kanë mbushur mendjen vetes, duke bërë çmosin të trembin me injorancën e tyre këdo që vlen, se vetëm ata janë. Se Shkodra është e tyre, se partia është e tyre, se tjetër ky qytet nuk ka, edhe pse pas 30 vitesh.
Janë këta njerëz, që kudo në botë nuk do t’ia besonte kush as shkopin e fshesës, që po sot po kërkojnë të vazhdojnë shtrydhjen deri në koc të shpresës më të madhe të shkodranëve. Janë po këta, që përmes tymnajes së groteskut dhe intrigës, kanë arritur ta mbajnë nën sqetull një parti, fatkeqësisht dhe një qytet.
Une nuk besoj se ky është fundi i së djathtës në Shkodër. Edhe pse sot Partia Demokratike e Shkodrës, falë tyre, është gati për tu mëshiruar, ajo edhe mund të ndryshojë. Duke ndërtuar një proçes meritokratik dhe duke i lënë njëherë e mië në mizërinë e tyre, këta personazhe që i ranë për hise këtij qytet. /Nga Lazo LUFI, publikuar në Facebook/