Komisioni i Rithemelimit reagoi pas raportimeve se disa sekretarë degësh janë shkarkuar sot nga kryetari i PD- së Lulzim Basha. Në njoftim thuhet se sekretarët duhet të injorojnë këto njoftime pa vlerë juridike.
NJOFTIMI
Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD!
Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike.
Kultura e përjashtimit ka marrë fund! Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË!
Komisioni i Rithemelimit