Bashkia Shkodër, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, në përmbyllje të fushatës “Fol ‼️Kërko ndihmë‼️” ka organizuar aktivitetin “Nën siluetën e një histori gruaje”.
4 gra, viktima të dhunës në familje prezantuan historinë e tyre, me vështirësitë, sfidat dhe guximin për të ndryshuar jetët tyre.
Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i rasteve të suksesshme dhe rëndësia e raportimit në lidhje me dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në marrëdhëniet familjare.
Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, Bashkia e Shkodër ka organizuar aktivitete të shumta me karakter ndergjegjësues me synim frenimin e këtij fenomeni të dëmshëm për familjen e shoqërinë tonë.