Ka qenë rreth orës 13.25 kur në lagjen Sarreq të Shkodrës janë dëgjuar sirenat e zjarrëfikëseve. Mjeti dhe efektivët e MZSH Shkodër janë ndaur në afërsi të restoranin “Rozafa Fish” në Shkodër.
Sipas raportimit në ShkodraWeb edhe me video, mësohet se pikërisht në këtë restorant mjaft të frekuentuar, janë shfaqur flakët. Zjarri nuk dihet se ku ka shpërthyer, por flakët janë parë edhe në pjesën e oxhakut të jashtëm të restorantit.
Sapo kanë marrë lajmin, zjarrëfikëset e Shkodrës kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje. Fillimisht ata kanë hyrë në ambjentet e brendshme dhe pasi nuk ka patur rrezik, kanë shuar zjarrin në pjesën e jashtme.
Fatmirësisht, zjarri është shuar shpejt dhe nuk është përhapur qoftë në restorantin e njohur por as në banesat në pallatin, në katin e parë të të cilit është edhe “Rozafa Fish” në Shkodër.