Partia Demokratike publikon 5004 emrat e delegatëve që morën pjesë në Kuvendin Kombetar të PD-së që u mbajt në 18 dhjetor. Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi publikoi emrat e anëtarëve të Këshillit që ishin delegatë në Kuvendin Kombëtar.
Bardhi, u shpreh se për shkak të lajmeve të rreme të hedhura mbi opinionin publik, Partia Demokratike do të bëjë publik krahas emrave të delegatëve edhe emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që vendosën pro “18 Dhjetorit”.
“Sot është radha të bëjmë transparencë për shumicën e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të cilët zgjodhën të ardhmen dhe jo të shkuarën. Opinionin publik gjatë gjithë kësaj periudhe është mbushur me lajme të rreme dhe keqinformime të cilat bëhen për të fshehur arsyet e vërteta të rrëmujës së krijuar në Partinë Demokratike.
Ju e mbani mend kur në këtë sallë mbahej mbledhja e Këshillit Kombëtar, zoti Berisha bënte thirrje për bojkotin e Këshillit Kombëtar, por kur anëtarët nuk ju përgjigjën kësaj thirrjeve filluan lajmet e rreme. Ju mbani mend gjithashtu thirrjen e përsëritur që anëtarët e Kuvendit Kombëtar të grisnin formularët, por ne ishim këtu në këtë sallë ku bëmë transparencën e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që kishin dhënë konfirmimin për pjesëmarrjen”, tha Bardhi.