Portieri indonezian, Çoirul Huda, i skuadrës Persela Lamongan, ka gjetur vdekjen teksa ishte në fushë në sfidën përballë Semen Pedang.
Në fund të pjesës së parë, ai u përplas me shokun e skuadrës Ramon Dorrigez, dhe për gardianin 38-vjeçar kjo përplasje rezultoi fatale.
Ai u nis menjëherë nga mjekët drejt spitalit, por pas përfundimit të ndeshjes, kur i gjithë ekipi i tij shkoi për ta takuar, atje u njohën me lajmin se Huda kishte ndërruar jetë.