Moti për ditën e premte 24 dhjetor 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore -2/8°C
Zona e ulët 3/14°C
Zona bregdetare 6/15°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari