Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se në 8 janar, kur do të zhvillohet edhe protesta kombëtare, 44 mijë anëtarët e Partisë Demokratike do marrin selinë e PD.
I ftuar në ‘Zonë e Lirë’, Berisha theksoi se ky vendim është një vendim i pa apelueshëm.
‘Nëse i ka ngelur një nano integritet ai ka kohë të reflektojë dhe të largohet vetë, i dhamë boll kohë’, tha Berisha duke iu drejtuar Bashës, duke shtuar se në të kundërt do të përballet me vullnetin e 44 mijë demokratëve.
Kjo ngelet në dorë të tij, sqaroi ish-kryeministri Berisha.
“Data 8 janar do të jetë një protesë e fuqishme kombëtare ku 44 mijë anëtarë të PD që firmosën të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike. Vendimi s’ka apelim. Do vijnë në Tiranë te selia për të shpëtuar pluralizmin. Vetëm Edi Rama e mban. E vetmja gjë që bëmë, është që i dhamë kohë.
Ekzekutimi i vendimit është pa apel, e ka vetëm anëtarësia. Ajo ka thirrur Kuvendin, më pas referendumin, në të cilin Lulzim brava u shkarkua. Uroj që ia ta lexojë këtë mesazh siç e kanë lexuar të gjithë shqiptarët”‘ u shpreh Berisha.
Më 5 janar të këtij viti, Berisha dhe komisioni i Rimethemelit të PD-së kanë lënë afatin e fundit ndaj të shkarkuarit Lulzim Basha që të dorëzojë detyrën.