Prej dy muajsh në Shkodër ndodhet edhe mesfushori francez, Mikael Panos. Ai erdhi te Vllaznia në momentin që merkatoja e verës ishte mbyllur dhe nuk kishte mundësi të federohej.
Lojtari me tipare defensive që mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes vjen pas një dëmtimi të gjatë, por gradualisht duke u stërvitur me shkodranët ka marrë veten dhe pritet të jetë në dispozicion të Tomas Brdariç në janar.
24-vjeçari Panos do të federohet sapo të hapet zyrtarisht merkatoja, ndërkohë që bëhet fjalë për një lojtar që ka luajtur me ekipin e dytë të Saint Etien, si dhe klubet qipriote Enosis Paralimni dhe Pafos FC.
Lojtari francez ka lënë përshtypje të mira në stërvitje dhe llogaritet tashmë si afrimi i parë i shkodranëve në janar.