Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Tregut të Mallrave në Novi Pazar, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 shqiptarë.
Mediat serbe raportojnë se dy automjete u përplasën “kokë më kokë” në autostradë. Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme 4 persona, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spitalin e Novi Pazarit.
Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina. Viktimat janë Amel Ibrahimi (21), Mithat Hami (23), Senad Derlek (22) dhe Amar Ujkani (21).
Po ashtu raportohet se në Novi Pazar dita e sotme është shpallur ditë zie.