Bashkëshorti i 48-vjeçares Shpresa Hasramaj që u nxor e pajetë nga një shpellë në Malësi të Madhe, deklaroi në emisionin me ‘Zemër të Hapur’ se nuk ka pasur as debate dhe probleme në familje.
Ai gjithashtu tha se ishin në kushte të vështira ekonomike, por marrëdhënia bashkëshortore ishin të mira.
“Nuk kam pasur debate apo probleme. Punoj me ditë, nuk kam një punë të qëndrueshme. bashkëshortja ka punuar me mua, kur nuk ka pasur punë kujdesej për fëmijët dhe familjen. Të ardhura kam edhe nga ndihma sociale. Ka shpella Vendi është rreth 500-600 metra larg nga banesa ime. Operacioni RENA ka zgjatur rreth dy ditë”, tha ai.
Po ashtu tregoi se vendi i ngjarjes është lokalizuar nga telefoni i gjetur.
“Vendi është lokalizuar nga celulari dhe letra. Në letër ishte emrat e fëmijëve. Nuk kemi pasur probleme. Gjithçka ka qenë normal. Për herë të fundit e kam parë në 06:45 , kur edhe jam larguar nga shtëpia për të shkuar në punë”, ka thënë ai.