Nuk ka surpriza, ashtu siç ishte paralajmëruar, Ronela Hajati është fituese e Festivalit të Këngës në RTSH.
Hajati do të ketë keshtu edhe përfaqesuesja e Shqipërisë në Eurovizion, ku vendi ynë merr pjesë prej shumë vitesh.
Në vendin e dyte u rendit Alban Ramosaj. Këngëtarja shkodrane Rezarta Smaja dhe këngëtari shkodran Eldis Ajeti, morën të dy çmimin e tretë.
Në fjalen pershendetese, Hajati tha se trofeun ia dedikon babit te saj te ndjere, Marash Hajati, gazetar, publicist i njohur dhe ish- drejtor i RTSH- së. I ndjeri Hajati lindi në Shkodër dhe ndërroi jetë në 2013- ën në Tiranë.