Kryeministri Edi Rama shprehet se publikimi i databazës së pagave të qytetarëve, është një akt kriminal i dënueshëm. Kreu i qeverisë, në një konferencë për mediat, ka paralajmëruar kompanitë private që kanë pasur probleme me deklarimin e pagave, që të vetërregullohen dhe të dorëzojnë deklarimet e sakta.
Rama tha se afati i dorëzimit të këtyre deklarimeve është 20 janari, teksa shprehet se nëse kjo nuk respektohet, atëherë do të nisë hetim për kompanitë për evazion fiskal.
“Vijmë tek pagat, me pagat ka ndodhur sëfundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shqetësuese, por pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon Prokurorisë, e cila po heton në mënuyrë intensive. Kam arsye të besoj se do kemi rezultate dhe kush e ka bërë, do përgjigjet para ligjit.
Në këndvështrimin më afatmesëm, kjo ngjarje mund të quhet edhe sicc thuhet, jo ccdo e keqe vjen vetëm për keq. Ekspozimi i të dhënave personale me pagat është i papranueshëm, por nga ana tjetër, sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e gjithë shqiptarëve që kanë parë atë pasqyrë. Askush mos të thonë se po sulmojmë dikënd. Ne kemi kohë që i dimë pagat. Nuk është një situatë e ngjashme me ato më parë, por është e papranueshme.
Askush nuk mund të thotë që po sulmojmë meduiat. Të gjitha ato që japin paga fiktive, të rregullojnë deklarimet. Në dijeninë time, ka përgatitur ka nisur apo do nisë një letër për tatimpaguesit me deklarime shqetësuyese që rezultojnë në mospërpuythje flagrante me kapacitetet e tyre, duke ju kërkuar të vetëdeklarohen deri në 20 janar. Dhe në rast mosvetërregullimi do ketë hetim të thelluar për evazion. Evazioni dënohet me burg” – tha Rama.