Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzm Basha ka bërë një reagim të shkurtër pas konferencës së kryeministrit Rama me gazetarët.
Kreu i PD-së ka publikuar në Twitter një shprehje të At Gjergj Fishtës, i cili sot ka përvjetorin e vdekjes, ndërkohë që i ka kthyer përgjigje indirekt dhe akuzave të kryeministrit Rama.
“Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija.” At Gjergj Fishta”, shkruan Lulzim Basha.
Ndërkohë që më herët, Edi Rama ka ironizuar situatën në PD, teksa ka thënë se “Basha dhe Berisha po e çojnë Partinë Demokratike drejt një fundit të merituar”.