Shkolla “Adem Haxhija” ne Njesine Administrative Postribe, diten e enjte, ka qene subjekt i mbylljes nga ana e Inspektoriatit Shteteror Shendetesor. Shkak ishte mungesa e standarteve higjeno- sanitare te saj. Diten e sotme, inspektore te ketij enti, kane zhvilluar nje inspektim pas nderhyrjes emergjente te ndermarre nga Bashkia Shkoder. Inspektoret kane pare nga afer kushtet e permiresuara, te cilat sipas gjasave mundesojne rifillimin e mesimit per nxenesit e kesaj shkolle. Mesohet se kjo eshte nje nderhyrje per te zgjidhur problemin per momentin, pasi do ti nenshtrohet nje rikonstruksioni te plote brenda 2-3 muajve, pasi eshte ne procedure tenderimi. Me poshte, intervista Admininistraorit te NJA Postribe Altin Shabaj dhe e Kryeinspektores Arsida Tyli si dhe fotot e realizuara diten e sotme gjate inspektimit. /ShkodraWeb/