Nuk jam specialist i muzikës, as i shkolluar në ndonjë shkolle muzike. Nuk pretendoj të futen në diskutim apo debat. Mund të shkruaj disa rreshta për tekstin. Koha e gjatë në gazetari por edhe pasioni për letersinë, mund të më japë të drejtën të trajtoj diçka që lidhet me tekstin e një kënge “Sekret”, fituese e Fest 60 në RTSH.
Juria e këtij festivali tashmë tradicional dhe më jetëgjati e prestixhiozi në Shqipëri, përbëhej nga emra të rëndësishëm. Anxhela Peristeri, Agim Doçi, Anxhela Faber, Osman Mula, Rozana Radi, Olsa Toqi dhe Olti Curri, gjykuan mbi këngët në garë, besoj në të gjithë komponentët e sajsi muzika, teksti, orkestrimi dhe natyrisht interpretimi i këngëtarëve.
Sa i takon tekstit, nuk ka dyshim se vlerësimi im maksimal është për Agim Doçin. Spikat për poezitë e tij por edhe tekstet e këngëve në vite. Natyrisht, arti është perceptim dhe në kushtet e mungesës 30 vjeçare të kritikës letrare e muzikore, sot çdokush mund të japë një opinion. Madje, nëse ke shkruar e publikuar poezi apo ke interpretuar këngë, pesha jote specifike në opinionin publik rritet.
Në këtë këndvështrim, emrat e mësipërm kanë të gjitha cilësitë e duhura për të vendosur. Ndoshta në vendimin e tyre, ka patur peshë edhe opinioni i publikut që mbase ka votuar për fituesit. Pavarësisht kësaj, Agim Doçin e vlerëoj për aftësitë por nga ana tjetër, nuk mund të mos mendoj edhe një mbyllje syri apo veshi nisur nga fakti se Marash Hajati dhe Agim Doçi, me patjetër kanë patur më shumë se njohje, para e pas 1990.
Është rast i freskët por nuk besoj se duhet gjykuar vetëm për Ronela Hajatin dhe krijimin e saj “Sekret”. Duhet pranuar se problemi i teksteve, sidomos nga 1990- a e këtej, nuk është vetëm për këngët. Ai nis nga publicistika dhe veprat letrare (romane, novela, poezi e poema) për të vijuar me gazetarinë e të gjitha llojeve dhe për tu ndalur tek humori. Të gjitha këto krijime, në shumicën e tyre mund të përblidhen me një fjalë: banalitete. Tashmë fabula, përmbajtja, mesazhi nuk kanë shumë rëndësi, sidomos për këngët “moderne”.
Gjuha shqipe ka disa rregulla, të cilat i duam apo nuk i duam, janë përcaktuar përmes standartit të miratuar në 1972. Por sot, nuk na e vret veshin aq shumë dialekti, madje as zhargoni vulgar i gjuhës së rrugës, në të gjitha kuptimet. Por nga ana tjetër, RTSH ai transmetues publik, i mbajtur në këmbë edhe nga taksat e shqiptarëve, nuk duhet të tolerojë në këtë linjë siç ndodh me festivale apo evente të tjera private. Nga ana tjetër, edhe RTSH është e detyruar të ndjekë “trendin” edhe në muzikë. Sidomos kur ka varfëri tekstesh, kur nuk ka shumë alternativa, kur parësore është muzika dhe më e rëndësishmja, projektimi i fituesit si pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës. Në fakt, më e rëndësishme se kënga në shqip, në kuadër të pjesëmarrjes ndërkombëtare, ka më rëndësi tingëllimi në anglisht i këngës “Sekret”. Nuk është çudi që versioni origjinal i tekstit, me autore Ronela Hajati, të jetë ndërtuar fillimisht në anglisht dhe më pas është përshtatur në shqip.
Të jesh kritikë është shumë e lehtë. Sidomos kur je përballë televizorit në shtëpi. Me të drejtë, kënga “Sekret” ka ngjallur reagime e debate të forta. Pa hyrë tek muzika apo paraqitja (performanca) e këngëtares, teksti është i dobët por nga ana tjetër është “trendi”. Për hir të realitetit, shumica e teksteve, jë vetëm në këtë festival por edhe evente të tjera, lënë për të dëshiruar. Përjashtim mund të bëjnë vetëm disa balada.
Për të kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, nuk me rezulton se tekstet e shumë këngëve hite botërore kanë më shumë perfeksion apo domethënie në tekstet e tjera. Duket se është fenomen global dhe si në çdo gjë, as vendi ynë nuk është i imunizuar. Megjithatë, një festival si ai i RTSH- së, për arsyet që u përpoqëm të shtjellonim më sipër, duhet të jetë më rigoroz. Të paktën tek teksti dhe respektimi i standarteve të gjuhës shqipe.
Para disa viteve, tekstet në nëndialektin gegë të Kosovës, nuk kishin qasje të mirë në hapësirën mbarëshqiptare. Në jo pak raste, ato anatemoheshin. Prej disa vitesh, edhe këngëtarë të lindur nga Veriu në Jugun e Shqipërisë, preferojnë të kenë në repertorin e tyre krijime me këtë tingëllim. Në jo pak raste, një mish mash gjuhësor rimash e tingujsh në emër të rimës. Është “trendi” apo është “komerciale”, kjo është temë tjetër. Por nuk duhet harruar se arti në shumë raste, në të gjitha llojet e zhanret e tij, nuk i ka qejf kufijtë, konturet apo klishetë. As gjuha shqipe, rregullat e tekstet e saj, nuk kanë pse të bëjnë përjashtim.
E për ta mbyllur. Nëse “Sekret” arrin një pozicion të mirë në Festivalin Europian të Këngës në Torino, kam përshtypjen se shumë nga kritikat do të shuhen. Madje, që të gjithë do të nxitojmë të shprehim krenarinë dhe të bashkojmë duart në formën e shqiponjës. /Nga Blerti DELIJA/
SEKRET
Muzika: Ronela Hajati Teksti: Ronela Hajati Këndon: Ronela Hajati
Hey
A i kujton ato netë?
Mbetën vetëm sekret
Hey, hey, heyyy
Po vjen djali nga malet
Dhe tek unë sot do falet
Nuk e di a do ndalet
Hajde ti, hajde ti
T’i falim mëkatet
Për këtë vajzën do vije
Dhe krejt botën ta lije
Unë jam diell nuk jam hije
Ti je i jemi djalë prej Shqipërie
Ref:
Hey
A i kujton ato netë?
Mbetën vetëm sekret
Baby shija jote, shijes sime peng i ka mbet
Hey
A i kujton ato netë?
Nuk janë mo një sekret
Unë nuk e di, nuk e di si kam mu ni
Nuk e di si për tjetrën m’ke lon?
Edhe sot unë po du me ta thon
Edhe 1
Edhe 2
1 2 3 ta marrsha
Ma ke bo jetën si lojna
Avion
Ma ka lon, ma ka lon
Nuk du nji tjetër
Se pishmon
Ma ka lon, ma ka lon
Ref:
Hey
A i kujton ato netë?
Mbetën vetëm sekret
Baby shija jote, shijes sime peng i ka mbet
Hey
A i kujton ato netë?
Nuk janë mo një sekret
Unë nuk e di, nuk e di si kam mu ni
Nuk e di si për tjetrën m’ke lon?
Edhe sot unë po du me ta thon
Edhe 1
Edhe 2
1 2 3 ta marrsha
Ma kadalë, ma kadalë ej