Shkruan në Facebook gazetari Enton Abilekaj: Erjon Veliaj është pushtetari më tipik i Rilindjes, është ai pushtetar që, pasi ka dhënë 900 leje ndërtimi, pasi ka bërë qindra tendera me procedura të dyshimta, pasi shpenzon më shume se të ardhurat, akuzon gazetarin që e vë përpara detyrimit për transparencë.
Mediat i ka blerë aq sa të mbajnë anën e tij dhe jo të kolegut, ndërsa Artan Hoxha, siç e thotë edhe vetë, nuk ka portal, nuk pastron para, nuk bën biznese. Artan Hoxha ka denoncuar, që nga hashashi i Lazaratit, deri tek parcelat me leje të qeverisë Rama, përmbysi skemën e Berishës në 21 janar, kur Veliaj dhe kolegët e tij strukeshin nga frika.
Tani, me pushtetin që kanë marrë, edhe për shkak të punës së Artan Hoxhës, ai, gafurret dhe e sulmon paburrërrisht.
Unë do bëhem me Veliajn në këtë debat, nëse tregon e kujt është makina me targën “EV” e parkuar te Bashkia. Nëse tregon a ka makinë me targa të personalizuara, sa makina ka dhe kush i përdor. Kaq mjafton që ai të dalë i larë nga kjo histori.
Për historitë e tjera, meqë kryetari i Bashkisë ka shumë, kur tu vijë radha.