Një i ri shqiptar në Amerikë është arrestuar pasi natën e ndërrimit të viteve qëlloi me thikën e kuzhinës nënën e tij 54-vjeçare.
Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në Elmwood Park në New Jersey, ndërsa i riu i identifikuar si Emiliano Domi fillimisht pas ngjarjes u arratis, por më pas u arrestua, ndërsa gruaja u dërgua në spital.
Në dëshminë e saj ajo ka deklarua se në mënyrë të papritur u sulmua nga pas nga djali i saj.
Rrethanat janë ende të paqarta, por autoritetet e zonës thonë se shqiptari ka pasur edhe histori të tjera të dhunës në familje.
Ai akuzohet për tentativë vrasje dhe sulm të rëndë.
Autoritetet kanë mbledhur prova, kanë sekuestruar edhe thikën me të cilin i riu shqiptar goditi nënën e tij dhe pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.