U mbushën 20 vite nga dalja në qarkullim e monedhës europiane Euro. Duken disi të largëta ato kohë kur Jacque Delor, ministër i Financave të Francës gjatë viteve 1981-1984 dhe presidenti i 8-të i Komisionit Europian gjatë peruudhës 1985-1995, propozoi një monedhë neutrale pa histori në të shkuarën dhe pa identitet kombëtar, duke i hapur udhë Euros. Humbën kështu shumë monedha kombëtare të cilat kishin historinë e tyre dhe kontributet gjithë po aq.
Ursula Gertrud von der Leyen, presidente aktuale e Komisionit Europian, e konsideron Euron me këtë rast, si një valutë me autoritet në tregun monetar botëror, shprehje e fuqisë ekonomike dhe bashkimit në BE. Por a ka mendim alternativ për Euron (dhe veçanërisht për atë që njihet si Eurozona) dhe rolin e saj, për difektet që kanë të bëjnë me të?
Ka autorë që e konsiderojnë Eurozonën si të “lindur me të meta”. Sipas tyre struktura e Eurozonës, rregulloret, rregullat dhe institucionet që e qeverisin atë, janë për t’u kritikuar për performancën, perfshirë dhe krizën e shumfishtë të kesaj zonë. Një monedhë e vetme sjell një kurs këmbimi fiks mes vendeve dhe një normë të vetme interesi.
Ndërkohë që Euro është nje projekt politik, në mënyrë të veçantë në lidhje me nocionin e delegimit të pushteteve nga shtete sovrane tek Bashkimi Europian, Euro nuk eshte e fuqishme mjaftueshëm, për të krijuar institucione ekonomikë të tillë që mund t’i jepnin mundësitë Euros për të qenë e suksesshme.
Në vend të paqes dhe harmonisë, vendet e Eurozonës e shohin njëri tjetrin me mosbesim dhe shpesh edhe me zemërim. Kriza e 2008 që zgjati gati 10 vjet e tregoi thekshëm këtë klimë. Euro nuk mund të shihej si një viktimë e pafajshme e krizës së shkaktuar gjetiu.
Në kushtet e Euros vendet e pasura të Eurozonës fitojnë në kuriz të vendeve të varfëra të po kësaj zone, çka tregon se parimet politike nuk janë të njejta dhe në koherencë me ato monetare.
Ka një levizje e cila njihet si levizja drejt të ashtuquajturit “Kujdesi Fiskal”, që ka të bëjë me deficit dhe borxh të ulët, por që ka rezultuar e pamjaftueshme për të siguruar mirëfunksionimin e Euros dhe ndoshta edhe jo e nevojshme…
Mos harrojmë se në Eurozonë ndodhi që borxhi i Greqisë nuk i pengoi disa në Gjermani që të kerkonin kompesim edhe në territore (t’u marim disa ishuj) …
Historia vazhdon… Deri ku do shkojë Euro? /Nga Përparim KABO/