Dashi
Kjo do të jetë një ditë e bukur, plot lumturi. Shmangni marrjen e vendimeve të nxituara në lidhje me jetën tuaj të dashurisë. Shmangni detyrimin e të tjerëve për të bërë gjëra që ju nuk do t’i bënit vetë.
Demi
Kjo do të jetë një ditë mjaft argëtuese. Çështjet e parave mund të shkaktojnë mosmarrëveshje në familje sot. Në këtë rast, ndiqni instinktet tuaja për të zgjidhur problemin.
Binjakët
Vëllezërit dhe motrat tuaja do të jenë më mbështetës për nevojat tuaja seç mund ta keni menduar. Sot ëndrrat dhe realiteti do të ndërthuren. Pranimi i gabimeve tuaja në punë do të shkojë në favorin tuaj.
Gaforrja
Kjo do të jetë një ditë kur do të jeni në gjendje të relaksoheni. Marrja e një masazhi me vajra esencialë, do të jetë një përvojë shumë relaksuese. Tregtarët dhe biznesmenët që kanë interesa në vendet e huaja, ka gjasa të humbasin para sot, ndaj planifikoni të gjitha lëvizjet tuaja me kujdes.
Luani
Jini optimistë dhe shikoni anën më të ndritshme të gjërave. Vetëbesimi juaj do t’ju ndihmojë të hapni dyert që të çojnë në realizimin e aspiratave tuaja. Sot çdo para që investoni në aktivitete fetare do t’ju sjellë paqe dhe kënaqësi mendore.
Virgjëresha
Vullneti juaj mund të shpërblehet sot, teksa do të përballeni me një situatë shumë të ndërlikuar. Jini të matur gjatë marrjes së vendimeve sot. Dikush me plane dhe ide të mëdha do të tërheqë vëmendjen tuaj. Miqtë do të jenë më mbështetës për idetë tuaja seç mund ta kishit pritur.
Peshorja
Sot mund të përjetoni dhimbje trupi ose ndonjë formë të shqetësimit fizik. Përpiquni të shmangni çdo sforcim fizik. Mund të përballeni me probleme në shtëpi, nëse nuk kaloni kohë me familjarët. Përgjithësisht do të jeni në humor të mirë dhe do të shpërndani dashuri.
Akrepi
Një trup i fortë dhe një mendje e shëndoshë janë parakushte për përparim shpirtëror. Nipërit dhe mbesat do të jenë një burim kënaqësie të jashtëzakonshme për gjyshërit e kësaj shenje zodiakale. Mund të ketë një romancë të re për disa persona të kësaj shenje. Jeta juaj e dashurisë do të lulëzojë. Në punë do ndiheni të vlerësuar.
Shigjetari
Mos e humbni kohën duke ndjerë keqardhje për veten. Eksploroni mundësinë e krijimit të marrëdhënieve të reja, për më shumë sukses. Nëse jeni duke udhëtuar, sigurohuni që të keni të gjitha dokumentet që ju nevojiten. Sot do të kuptoni se dashuria e partnerit/partneres mund t’ju ndihmojë të harroni shumicën e telasheve në jetën tuaj.
Bricjapi
Ju mund të keqkuptoni një mik, gjë që mund të shkaktojë një reagim të pakëndshëm nga ana e tyre. Sigurohuni që i keni të gjitha faktet, përpara se të bëni ndonjë gjykim. Përqendrimi në nevojat e familjes suaj duhet të jetë prioriteti juaj sot.
Ujori
Një udhëtim i ndërmarrë me miqtë ose familjen tuaj do t’ju relaksojë pafund. Partneri/partnerja juaj mund të mos dëshirojë që ju të largoheni nga ai/ajo. Tensioni do të rritet në punë, nëse jeniu shunë kërkues ndaj të tjerëve.
Peshqit
Nëse jeni duke bërë një gjykim për zgjedhjet e dikujt tjetër, bëni kujdes të mos lëndoni ndjenjat e tyre. Thënia e gjërave të gabuara jo vetëm që do të ndikojë tek ata, por do të krijoni edhe një përshtypje të keqe për veten tuaj. Fitimet monetare nga burime të paplanifikuara do ju ndriçojnë ditën.