Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një proteste kombëtare më datë 8 janar që do të organizohet para selisë së Partisë Demokratike. Në posterin e shpërndarë nga Berisha dhe nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së theksohet se tubimi do të zhvillohet në orën 12:00.
Në njoftim e ish-kryeministrit theksohet se selia e PD nuk do jetë “Bunkeri i Pengut, por Shtëpi e Demokratëve”.
Ndërkohë që në një postim në faqen e tij të Facebook, Sali Berisha ka akuzuar kryetarin Lulzim Basha se e ka shndërruar shtëpinë e demokratëve në një bunker personal.
“Lul Brava shnderron shtepine e demokrateve ne bunker personal!
Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij, ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokrateve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij.
Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng, ai nderron brava dhe po vendose dyer te blinduara per te shendrruar shtepine e demokrateve, seline e Partise Demokratike ne bunkerin e tij privat.
Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se, ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.
Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine.
Komisioni i Rithemelimit te Partise Demokratike!”, shkruan Berisha.