Kuqeblutë janë nisur paraditen e së mërkurës drejt Ulqinit ku do të qëndrojnë për katër ditë në një minifazë përgatitore. Përpara nisjes, skuadra i është nështruar testeve Covid-19 ku fatmirësisht përgjigjet kanë qënë pozitive për të gjithë futbollistët si dhe stafin teknik dhe atë organizativ që e shoqëron ekipin.
Sa i përket orarit të nisjes, ai ishte paralajmëruar për në orën 10.00, por vonesa e përgjigjeve nga laboratori përkatës për testet Covid-19, ka bërë që skuadra të niset në orën 11.30. I pranishëm në momentin e nisjes së skuadrës drejt Ulqinit ka qënë edhe presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, i cili ka bërë të ditur se kuqeblutë do të qëndrojnë në kampingun ulqinak për katër ditë.
Të dielen, Vllaznia ka planifikuar një miqësore me Prishtinën, kampione e Kosovës, e cila do të jetë testi kryesor për ndeshjen e parë zyrtare të vitit që do të luhet me datë 15 janar kundër Tiranës në transferte e vlefshme për javën e 16-të të kategorisë Superiore.