Keshilli Bashkiak i Shkodres ka shqyrtuar ne mbledhjen e sotme buxhetin per vitin 2022 dhe ate afatmesem 2022-2024. Mbledhja ka nisur pqs mesdites dhe ka qene kryebashkiakja Ademi qe ka paraqitur para keshilltareve projektbuxhetin.
Ne vazhdim keshilltaret kane drejtuar pyetje lidhur me programet buxhetore dhe kane marre pergjigjet nga kryetarja e Bashkise Voltana Ademi. Diskutimet e keshilltareve i kane lene vendin kryetareve te komisioneve te Keshillit Bashkiak dhe te kryetareve te grupeve politike.
Kryetarja e Keshillit Bashkiak Brisela Kadia ka ftuar keshilltaret te shprehen me vote per projektbuxhetin e paraqitur per miratim nga administrata. Ne fund, pro kane votuar 36 keshilltare, kunder 1 dhe asnje abstenim.
Ne fjalen e tij keshilltari Gezim Galiqi, ka evidentuar mungesen e deputeteve te qarkut ne kete mbledhje te rendesishme te Keshillit Bashkiak te Shkodres. Vetem deputetja Emilia Koliqi ka qene e pranishme ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak. /ShkodraWeb/