Pamje për të mos u humbur nga brenda Partisë Demokratike. SYRI arriti të depërtojë brenda selisë dhe zbuloi ato që Lulzim Basha i mohoi deri pak minuta më parë. Dhe ajo që zbuloi gazetari Bled Marku dhe operatori Arsen Dibra janë: dyer të blinduara, hekura dhe saldatriçe. Në katin e parë të selisë.
Për montimin e këtyre dyerve, kuptohet se puna vazhdon ende pasi pajisjet janë aty dhe blindat ndodhen në dysheme, të pamontuara. Nga kush ruhet Lulzim Basha? Nga demokratët dhe anëtarët e PD?
Të cilët deri dje i përdori për vota dhe interesat e tij personale, ndërsa sot kërkon t’i mbajë jashtë shtëpisë së tyre dhe t’i shpallë armiq? Një skandal i përmasave të tilla është i padëgjuar në historinë pluraliste të vendit.
Shihni pamjet që sjell SYRI TV: