Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për 4 personat e arrestuar për publikimin e listës së pagave të më shumë se 630 mijë qytetarëve shqiptarëve. Mësohet se për Eni Qirjako është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa për Andi Agarain, Klodian Soto dhe Endi Ikonomi arrest shtëpie.
1. Vleftësimin si të ligjshëm ndalimit të personit nën hetim E. Q.
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Eni Qirjako, atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore të henen e parë të çdo muaji ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
-Pranimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Pezullimi i ushtrimit të detyres” të parashikuar nga neni 240/a/1 i K.Pr.Penale.
2. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Andi Agaraj.
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Andi Agaraj, atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
1. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Klodian Sota.
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Klodian Sota, atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
2. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Endri Ikonomi.
-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Endri Ikonomi, atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.