Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të merren në pyetje pas akteve të dhunshme në protestën e 8 janarit.
Lajmi konfirmohet nga burime mediatike, ku mësohet se organi i akuzës së kryeqytetit i kryesuar nga Elisabeta Imeraj pritet të thërrasë edhe Bashën dhe Berishën për të dëshmuar.
Lidhur me protestën e 8 janarit, Prokuroria ka procedura dhe dy deputetë të Partisë Demokratike.
Konkretisht organi i akuzës po ndjek në gjendje të lire sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, po ashtu dhe deputetin e PD-së, Flamur Noka.