Posti i drejtorit të DRAP Lezhë do t’i besohet një prej përsonave që ka një kontribut mbi 30 vjeçar në arsim. Mësohet se Hasan Muça do të marrë këtë post, pas Bardhok Pulës, ky i fundit bëri të ditur se prej ditës së sotme nuk do të jetë më në krye të DRAP Lezhë, për të tjera angazhime.
Hasan Muça është një figurë e njohur jo vetëm në arësim por edhe si anëtar i Këshillit Bashkiak Lezhë nga radhët e Partisë Socialiste.
Muça ka përfunduar shkollen e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë në degen Gjuhë Frënge, dhe më pas studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në degen Gjuhë- Letërsi, më vonë edhe studimet në Universitetin e Drejtësisë.
Ka mbi 32 vite që punon në fushen e arsimit në pozicionet mësues dhe drejtues. Për 13 vite ka mbajtur postin e drejtuesit të shkollave, në 7 vitet e fundit drejton shkollen e mesme të bashkuar “Gjovalin Gjadri”, ku ka spikatur me frymen e re dhe të bashkëpunimit me shkollen dhe komunitetin jo vetëm për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve dhe gjimnazistëve, por edhe për shërbime të ndryshme komunitare.
Ndërkohë Muça ka qënë dhe është anëtar i Këshillit Bashkiak Lezhë në 4 legjislatura nga viti 2000 dhe aktualisht. Në 2015-2016 ka mbajtur postin e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak Lezhë. Tashmë 53 vjeçari Muçaj pritet të drejtojë institucionin më të rëndësishëm të arsimit DRAP Lezhë. /LezhaPress/