Kategoria Superiore rikthehet të shtunën në fushë, teksa për javën e 16-të do luhen 2 takime interesante. Në orën 16.45, Skënderbeu do masë forcat me Laçin në Korçë, ndërsa në orën 19.45 në Air Albania do të zhvillohet klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Tashmë janë mësuar edhe arbitrat që do vendosin drejtësi. Dueli i korçarëve me laçjanët do të gjykohet nga Florjan Lata. Federata Shqiptare e Futbollit ka vlerësuar maksimalisht Tirana-Vllaznia, teksa do arbitrojë Enea Jorgji.
Kategoria Superiore ka në program 2 ndeshje të tjera të dielën (Egnatia-Partizani; Kastrioti-Teuta), sakaq po për llogari të javës së 16-të mërkuren do të luhet edhe një takim tjetër (Kukësi-Dinamo).
Arbitrat:
Enea Jorgji (Tirana-Vllaznia)
Florjan Lata (Skënderbeu-Laçi)