Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Lezhë-Milot, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë një grua.
Fillimisht shtetasja Gjelina Lleshi, 65 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë dhe u bë nisja e saj drejt spitalës të Traumës. Por ajo nuk i mbijetoi dot plagëve të marra duke ndërruar jetë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .
Informacioni në vijim
Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë se ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll.