Janë liruar 5 punonjësit e OSHEE në Shkodër, të cilët u arrestuan këtë të shtunë si të dyshuar për shpërdorim detyre. Në orët e para të mëngjesit, policia arrestoi 8 persona, pas zbulimit të një laboratori droge në Berdicë.
Mes të arrestuarve ishin dhe 5 punonjësit e OSHEE, të dyshuar se nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike tek shtëpia e drogës. Ndërkohë disa orë pas arrestimit, prokurori Gëzim Spahiu, ka urdhëruar lirimin e tyre dhe ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 5 punonjësve.
Punonjësit e OSHEE janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.
VIDEO – Policia e Shkodrës jep detajet për laboratorin e drogës në Berdicë, 8 persona u arrestuan…